Ndërlidhjet

Ukraina ia paguan Rusisë këstin e dytë të borxhit të gazit


Ilustrim
Ilustrim

Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë, Naftogaz, ka bërë të ditur se e ka trensferuar në drejtim të Rusisë këstin e dytë në vlerë prej 1.65 miliard dollarësh, për shlyerjen e borxhit.

Gjatë muajit tetor, Moska dhe Kievi me ndërmjetësimin e BE-së, e kanë arritur një marrëveshje sipas të cilës, do të rifilloj dërgimi i naftës nga Rusia për në Ukrainë në këmbim të pagesës së borxhit prej 3.1 miliardë dollarësh.

Siç ishte dakorduar, borxhi nga ana e Ukrainës do të paguhej përmes dy kësteve deri në fund të vitit 2014.

Kësti i parë prej 1.45 miliard dollarësh është paguar në fillim të muajit nëntor.

Rusia ka rifilluar të dërgoj gaz në Ukrainë pas një pagese paraprake në vlerë prej 378 milionë dollarësh nga ana e Ukrainës.

Furnizimet e Rusisë në Ukrainë ishin ndërprerë gjashtë muaj më parë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth borxheve të papaguara.

XS
SM
MD
LG