Ndërlidhjet

Sulm vetvrasës në Bagdad, vriten 22 persona


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët thonë se një sulm vetëvrasës kundër një grupi sunit, i cili luftonte Shtetin Islamik, ka lënë së paku 22 persona të vdekur në Bagdad.

Një oficer i policisë ka njoftuar se sulmuesi e ka hedhur vetën në erë mëngjesin e së mërkurës, në mes të një grupi të milicisë sunit të cilët ishin mbledhur në një bazë ushtarake në jug të Bagdatit, për ta marrë rrogën.

Ai ka njoftuar se përveç të vrarëve, dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Grupi i njohur si Sahwa, përbëhet nga milicët sunit të cilët iu janë bashkuar trupave amerikane në luftën kundër al-Qaida gjatë kryengitjes së viteve 2007 dhe 2008.

XS
SM
MD
LG