Ndërlidhjet

IS rrëzon një aeroplan të koalicionit


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik në Siri e kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak që besohet se i takon koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se aeroplani ëstë rrëzuar sot në afërsi të qytetit Raqqa.

Observatori ka njoftuar se aeroplani i rrëzuar i takon koalicionit që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Observatori ka thënë se një arab që kishte qenë pilot i aeroplanit, është kapur nga militantët.

Qendra mediale në Raqqa ndërkaq ka raportuar se piloti është jordanez.

Ende nuk ka asnjë koment nga Jordania e as nga ndonjëri prej shteteve që e përbëjnë koalicionin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët arabë, i kanë filluar sulmet ajrore kundër caqeve të IS-it, në shtator.

Arabia Sauidite, Jordania, Bahraini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bashkuar gjithashtu në sulmet ajrore kundër ekstremistëve derisa Katari është duke ofruar mbështetje logjistike.

XS
SM
MD
LG