Ndërlidhjet

Vritet edhe një adoleshent me ngjyrë në Ferguson


Ferguson - foto arkivi
Ferguson - foto arkivi

Një adoleshent me ngjyrë është qëlluar për vdekje nga policia në Ferguson të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet e rendit kanë thënë se viktima ka drejtuar armën kah oficeri policor, në një pikë të karburantit.

Viktima është identifikuar si Antonio Martin, 18 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Shën Louis, ku në muajin gusht është vrarë një tjetër adoleshent me ngjyrë, Michael Brown, po ashtu nga policia.

Ky rast ka shkaktuar protesta në gjithë Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG