Ndërlidhjet

Jordania konfirmon rrëzimin e avionit në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Ushtria e Jordanisë ka konfirmuar se një aeroplan i saj është rrëzuar në Siri.

Ushtria po ashtu ka thënë se piloti është kapur nga militantët e Shtetit Islamik në qytetin Raka.

“Jordania mban përgjegjës grupin dhe mbështetësit e tij për sigurinë dhe jetën e pilotit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë së Jordanisë.

Qendra për Media e Rakas, një grup lokal monitorues, ka publikuar disa fotografi që pretendon se paraqesin pilotin e zënë rob.

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik ka thënë se ka rrëzuar aeroplanin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre arabë kanë nisur sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG