Ndërlidhjet

Shtyhen bisedimet për Ukrainën në Minsk


Separatistë pro-rusë në Ukrainë
Separatistë pro-rusë në Ukrainë

Bisedimet që kanë për qëllim zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës nuk kanë nisur ende, edhe pse ka qenë e paraparë që të fillojnë në orën 13:00.

Mësohet se ato janë shtyrë për orën 15:00.

Negociatat në Minsk të Bjellorusisë sjellin së bashku të dërguarit nga i ashtuquajturi Grup i Kontaktit, i cili përfshin Ukrainën, separatistët pro-rusë, Rusinë dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Takimi i dytë pritet më 26 dhjetor.

Rrethi i fundit i bisedimeve në Minsk, që është zhvilluar në muajin shtator, ka prodhuar një marrëveshje për armëpushim, porse ajo është shkelur shpesh.

XS
SM
MD
LG