Ndërlidhjet

Prishtinë: Në Meshën e Krishtlindjeve – thirrje për paqe dhe dashuri


Pamje nga Pprishtina
Pamje nga Pprishtina

Në Prishtinë, në katedralen Nëna Tereze, mbrëmë në mesnatë është mbajtur mesha kryesore e Krishtlindjes.

Meshën e udhëhoqi Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, i cili është lutur për më shumë paqe dhe dashuri ndërmjet njerëzve.

Ai gjithashtu, e ka kritikuar, atë që ai e ka cilësuar, si shtresë të të fortëve dhe të pushtetshmëve, për grabitjen e të mirave të përbashkëta, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi dhe ndërgjegjësim.

Tradita e festimit të Krishtlindjeve dhe urimeve nga besimtarët edhe të religjioneve tjera në Kosovë, ka vazhduar edhe këtë vit, meqë në këtë meshë, pos katolikëve, kanë marrë pjesë edhe besimtarë myslimanë. Ata thanë se vazhdon tradita e tolerancës fetare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG