Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 43 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Irak
Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Irak

Numri i të vrarëve nga një sulm i djeshëm vetëvrasës në Irak, ka arritur në 43 vetë. Janë plasogur 61 të tjerë.

Sulmi u bë kundër një grupi proqeveritar të pjesëtarëve sunitë, të cilët ishin tubuar në qytetin Madain, për t’i marrë rrogat.

Fillimisht, zyrtarët thanë se ishin vrarë 22 vetë nga ky sulm vetëvrasës.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se personat e vrarë ishin luftëtarë kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Milicia sunite, e njohur si Këshilli i Zgjimit, përbëhet nga luftëtarët sunitë, që u ishin bashkuar trupave amerikane në luftë kundër rrjetit al-Kaida, gjatë kryengritjes në Irak, në vitet 2007 dhe 2008.

Kjo milici tash lufton së bashku me ushtrinë e qeverisë irakiane kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm vetëvrasës.

XS
SM
MD
LG