Ndërlidhjet

Pakistan: Lideri militant – dy javë më tepër në burg


Pamje e Parlamentit të Pakistanit në kryeqytetin Islamabad
Pamje e Parlamentit të Pakistanit në kryeqytetin Islamabad

Malik Ishaq, shefi i grupit ekstremist, Lashkar-e-Jhangvi, që është i jashtëligjshëm në Pakistan, do të mbahet në burg edhe dy javë, megjithqë ishte pritur që të lirohet sot, pasi qeveria në provincën Punxhab, e kishte tërhequr kërkesën për zgjatjen e burgosjes së tij.

Malik Ishaq është në burg për një rast të vrasjes.

Policia tha se ai mbahet në një burg në qytetin Multan.

Ky ndryshim ndodhi pasi qeveria qendrore në Islamabad e i ka shtuar masat antiterror, pas një sulmi të militantëve talibanë në një shkollë në Peshavar, me ç’rast ishin vrarë 151 vetë, shumica prej tyre fëmijë.

Një gjykatë speciale në Multan tha se Malik Ishaq do të paraqitet në gjykatë më 7 janar.

XS
SM
MD
LG