Ndërlidhjet

Papa: Dënim i persekutimit brutal religjioz në Lindjen e Mesme


Papa Françesk gjatë mesazhit "Urbi net Orbi" për Krishtlindje që e mbajti sot në Vatikan
Papa Françesk gjatë mesazhit "Urbi net Orbi" për Krishtlindje që e mbajti sot në Vatikan

Gjatë mesazhit tradicional vjetor për Krishtlindje, “Urbi et Orbi” (“Për qytetin dhe botën”), Papa Françesk e ka dënuar represionin “brutal” religjioz në Lindjen e Mesme dhe ka kërkuar paqe në zonat e konflikteve në gjithë botën.

Papa Françesk, 78 vjeçar, ka kërkuar përfundimin e dhunës kundër “pjesës së madhe të fëmijëve” dhe ka theksuar se në sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar në Pakistan, nga militantët janë masakruar 142 fëmijë.

“Vërtetë ka shumë lotë në këto Krishtlindje”, tha sot Papa nga teraca qendrore e Bazilikës së Vatikanit, para një mase të madhe të besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit dhe miliona shikuesve televizivë në gjithë botën.

Ai i ka përmendur konfliktet në Irak, Siri, Izrael dhe në territoret palestineze, pastaj në Ukrainë, Libi dhe Sudanin Jugor.
Papa Françesk ka shprehur keqardhje për abuzimin e fëmijëve, praktikën e ndërprerjes së shtatëzënisë, dhe për krizën e sëmundjes Ebola, nga e cila kanë vdekur mijëra njerëz.

XS
SM
MD
LG