Ndërlidhjet

Dhjetra të vdekur nga sulmet ajrore në Siri


Qyteti al-Bab, Siri
Qyteti al-Bab, Siri

Aktivistët në Siri thonë se si rezultat i sulmeve ajrore në dy qytete që kontrollohen nga Shteti Islamik, gjatë dy ditëve, janë vrarë më shumë se 50 persona.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër ka bërë të ditur se si rezultat i sulmeve në qytetet al-Bab dhe Qabasin, kanë mbetur të vdekur 53 persona në mesin e të cilëve shtatë fëmijë.

Organizata e cila i ka monitoruesit në terren, ka bërë të ditur se sulmet ajrore në këto qytete kanë ngjarë gjatë të enjtes.

Qeveria siriane është duke sulmuar nga ajri zonat e kontrolluara nga rebelët dhe sipas tyre, grupi militant në këtë pjesë, po i numëron ditët e fundit.

Grupet e të drejtave të njeriut i kanë akuzuar forcat qeveritare se me sulmet e tyre, nuk po i godisin caqet e militantëve, por po shkaktojnë shumë viktima nga ana e civilëve.

XS
SM
MD
LG