Ndërlidhjet

26 vjet burg për informata të rreme në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Një burrë pakistanez është dënuar sot me 26 vjet burgim, për shkak të dy telefonatave të rreme në drejtim të policisë, se kinse kishte vendosur dy bomba në vende të frekuentuara të Pakistanit.

Mohammad Yousuf, rreth të tridhjetave, në korrik të këtij viti e kishte telefonuar policinë në qytetin Multan, se kinse kishte vendosur dy bomba, njërën në një treg dhe tjetrën në një park të fëmijëve.

Policia dhe ekspertë të deminimit, kishin dalë në vendin e ngjarjes por nuk kishin gjetur asgjë.

“Yousuf e ka pranuar veprën penale dhe është dënuar me 26 vjet burgim për shkak të informacioneve të pavërteta”, ka njoftuar zëvendësprokurori i përgjithshëm, Ashraf Malik.

Yousuf kishte përdorur kartelën telefonike të një miku të tij, të cilin donte ta vinte në grackë për shkak të një rivaliteti në biznes.

Në gusht të këtij viti, policia e kishte arrestuar Yousuf dhe mikun e tij.

XS
SM
MD
LG