Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e aeroplanit të AirAsia


Ilustrim
Ilustrim

Operacioni i kërkimit për aeroplanin malajzian të AirAsia, i cili i ka humbur kontaktet me kontrollerët e trafikur ajror ndërmjet Indonezisë dhe Singaporit, është duke vazhduar

Aeroplani me 162 pasagjerë në bord është zhdukur nga ekranet e radarëve pak pasi është ngjitur në një lartësi më të madhe ku edhe është shmangur si rezultat i motit të keq.

Zyrtarët e transportit thonë se lokacioni i fundit i avionit ishte diku mbi detin Java, në afërsi të Sumatras.

AirAsia ka njoftuar se shumica e pasagjerëve në bord janë indonezianë por ka edhe qytetarë nga Singapori, Malajzia, Koreja e Jugut dhe Franca.

Ky është incidenti i tretë i aeroplanëve në këtë vit nga ana e kompanive malajziane.

Fluturimi MH370 që kishte 239 pasagjerë në bord si dhe ekuipazhin është zhdukur në mars të këtij viti, teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e këtij aeroplani.

Fluturimi MH17 ishte qëlluar teksa po fluturonte mbi Ukrainë duke lënë të vdekur 298 persona në bord.

XS
SM
MD
LG