Ndërlidhjet

NATO-ja përfundon misionin luftarak në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Përmes një ceremonie simbolike në bazën ushtarake në Kabul, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, zyrtarisht i kanë dhënë fund luftës së tyre në Afganistan.

Ceremonia shënoi fundin e forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. të cilët kanë luftuar kryengritje të vazhdueshme që nga përmbysja e regjimit taleban në vitin 2001.

Komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, Gjenerali amerikan John Campbell, e ka mbështjellur flamurin ngjyrë gjelbër dhe bardhë që i ka përfaqësuar forcat ndërkombëtare, ndërsa e ka ngritur një flamur të ri që është simbol i misionit të ri që do të ketë rol mbështetës.

Misioni i ri mbështetës do të ketë në përbërje 13 mijë e 500 ushtarë, shumica amerikanë.

SHBA-ja dhe NATO-ja në Afgamistan kanë pasur deri në 140 mijë trupa nga 51 vende të ndryshme.

Rreth 3 mijë e 500 ushtarë të huaj kanë vdekur në fushatën 13 vjeçare, në mesin e të cilëve 2 mijë e 224 amerikanë.

XS
SM
MD
LG