Ndërlidhjet

Qindra pasagjerë të bllokuar në anijen e djegur


Ilustrim
Ilustrim

Qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në një traget të djegur në afërsi të ishullit grek Korfuz.

Kushtet e vështira klimatike janë duke i penguar përpjekjet e shpëtimit.

Autoritetet në Greqi dhe Itali e kanë urdhëruar tragetin që të evakuohet mëngjesin e ditës së sotme, për shkak të shpërthimit të zjarrit.

Deri më tani vetëm 150 nga 478 pasagjerët janë larguar nga anija e djegur, e cila po udhëtonte nga porti grek Patras për në Ankona të Italisë.

Bëhet me dije se shtatë anije tregtare si dhe anije të zjarrfikësve italianë e grekë, e kanë rrethuar anijen e djegur.

Era që po fryen rreth 100 kilometra në orë, po e vështirëson shpëtimin e pasagjerëve.

Televizioni grek ka raportuar se pasagjerët e shpëtuar janë lagur nga uji i ftohtë dhe kanë kollitje si rezultat i tymit të shkaktuar.

XS
SM
MD
LG