Ndërlidhjet

Merkel kërkon që Rusia ta shftytëzoj ndikimin tek seperatistët


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka kërkuar nga Rusia që të shfrytëzoj ndikimin e saj mbi seperatistët në Ukrainën Lindore, me qëllim që të zbatohet marrëveshja e armëpushimit.

Përmes një deklarate të lëshuar të dielën, udhëheqësia gjermane ka shprehur keqardhjen për mosmbajtjen e negociatave në Minsk të Bjellorusisë të cilat qenë planifikuar për datën 26 dhjetor, në mes të përfaqsuesve nga Ukraina, Rusia, seperatistët dhe OSBE-ja.

Një takim i grupit të kontaktit është mbajtur më 24 dhjetor gjatë të cilit nuk është arritur ndonjë pajtueshmëri tjetër pos asaj të këmbimit të të burgosurve.

Merkel gjatë një bisede telefonike që e ka zhvilluar të shtunën me presidentin ukrainas Petro Poroshenko, e ka vlerësuar procesin e suksesshëm të këmbimit të personave të dënuar.

Merkel i ka thënë presidentit Ukrainas që janë shumë të nevokjshme bisedimet në Minsk.

Pikërisht për mbajtjen e këtyre bisedimeve, Gjermania i ka kërkuar të dielën Rusisë që ta përdorë ndikimin e saj tek seperatistët.

XS
SM
MD
LG