Ndërlidhjet

Josipovic e Grabar-Kitarovic, pretendentët kryesor për president të Kroacisë


Pamje nga zgjedhjet në Kroaci
Pamje nga zgjedhjet në Kroaci

Pasi e ka hedhur votën e tij për zgjedhjet presidenciale në Zagreb, presidenti Ivo Josipoviq, ka thënë sot se nga përvoja që e ka marrë deri tani, në mandatin tjetër do të ketë mundësi t'i bëj korrigjimet dhe të mos bëj gabime eventuale

“Tash koha është e ndryshme nga ajo që ka qenë pesë vite më parë”, ka thënë Josipoviq.

Rivalja e tij kryesore në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka thënë sot në Zagreb se nëse do të zgjidhet presidente do të kërkonte nga kryeministri që të thërret një seancë urgjente të qeverisë për të diskutuar mbi gjendjen ekonomike dhe sociale në të cilën gjendet Kroacia.

“Unë do ti kërkoja qeverisë që të merr masa urgjente në mënyrë që Kroacia të mos ketë krizë”, ka thënë ajo.

Josipovic e Grabar-Kitarovic janë dy kandidatët kryesor nga gjithsej katër kandidatë për zgjedhjet presidenciale në Kroaci.

Sondazhet tregojnë se të dy kandidatët kryesor do të shkojnë në balotazh për shkak se asnjëri nuk do ti arrijë votat e mjaftueshme që në raundin e parë.

XS
SM
MD
LG