Ndërlidhjet

Lirohen dymbëdhjetë punonjësit e REL-it në Baku


Ilustrim
Ilustrim

Dymbëdhjetë punonjës të byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku të Azerbajxhanit, janë liruar pa asnjë akuzë nga ana e autoriteteve në Baku.

Punonjësit e REL janë arrestuar sot dhe ishin dërguar për tu marrë në pyetje.

Ky veprim është i fundit nga ana e autoriteteve në Baku, në vazhdën e goditjeve ndaj veprimeve të REL-it në Azerbajxhan.

REL përmes një deklarate të lëshuar të shtunën, i ka kritukuar autoritetet e Azerbajxhanit se e kanë dërguar policinë në shtëpitë e punonjëse të REL-it, në mënyrë që t'i ftojnë gazetarët që të mirren në pyetje.

Kryeredaktori i REL-it, Nenad Pejic, ka thënë se autoritetet e Azerbajxhanit e kanë terrorizuar stafin e REL-it në Baku dhe familjet e tyre.

XS
SM
MD
LG