Ndërlidhjet

Militantët e IS-it i kanë ekzekutuar 2 mijë njerëz


Pamje nga sulmet ajrore kundër militantëve të IS-it në Kobani të Sirisë
Pamje nga sulmet ajrore kundër militantëve të IS-it në Kobani të Sirisë

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër ka raportuar se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), i ka ekzekutuar më se 2 mijë njerëz në Siri, prej muajit qershor, përfshirë 120 luftëtarë të jashtëm, që i ishin bashkuar këtij grupi.

Ky observator, mbrëmë vonë, ka njoftuar se ka dokumentacion për ekzekutimin e afro 1200 civilëve, që ishin qëlluar me armë, ishin therrë me thikë ose u ishte prerë koka, nga ky grup ekstremist, prej muajit qershor.

Në raport, theksohet se Shteti Islamik i ka ekzekutuar 116 luftëtarë të jashtëm, që ishin përpjekjur të kthehen në vendet e tyre. Katër luftëtarë të tjerë të jashtëm janë vrarë për shkak të shkeljes së kodit të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Nga ana tjetër, Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara, mbrëmë ka njoftuar se nga tetë sulme ajrore të koalicionit në hapësirën e qytetit Kobani, në pjesën veriore të Sirisë, janë shkatërruar 13 pozicione luftarake të Shtetit Islamik dhe është goditur një njësi e madhe e këtij grupi ekstremist.

XS
SM
MD
LG