Ndërlidhjet

Arrestohet në Rusi një aktivist tatar


Ilustrim
Ilustrim

Familjarët e aktivistit tatar, Rafiz Kashapov, thonë se ai është ndaluar nga zyrtarë të sigurisë të cilët edhe e kanë basisur shtëpinë e tij në qytetin rus Chally.

Kashapov, udhëheqës i Qendrës së tatarëve në Chally, është arrestuar mëngjesin e së shtunës pasi që ishte kthyer nga Turqia ku kishte qenë për një trajtim mjekësor.

Familjarët thonë se policia e ka konfiskuar llap-topin e tij dhe telefonin mobil.

Ai është marrë në pyetje në kryeqytetin e Republikës Ruse të Tatarstanit, Kazan, ku edhe po mbahet ende pa ndonjë akuzë.

Bazuar në postimet që ka bërë në rrjetin Facebook, Kashapov ka zhvilluar takime me aktivistët në Turqi.

Qendra që e udhëheq Kashapov, ka mision ruajtjen e identitetit, gjuhën dhe kulturën e tatarëve.

XS
SM
MD
LG