Ndërlidhjet

Policia në Sarajevë bastis zyret e një portali lajmesh


Ilustrim
Ilustrim

Policia boshnjake e ka bastisur në Sarajavë, zyrën e një agjencie të lajmeve, duke kërkuar informacione rreth asaj se si gazetarët e kanë gjiruar një bisedë telefonike e cila implikon për ryshfet, zyrtarë nga partia serbe që është në pushtet.

Faqja e internetit Klix.ba, ka bërë të ditur se policia ka konfiskuar llaptopë, disqet e kompjuterëve, telefonat mobilë si dhe USB-të e CD të ndryshme.

Policia thotë se bastisja është urdhëruar nga një gjykatë në Sarajevë.

Klix.ba ka postuar një bisedë telefonike që pretendon se është zëri i një zyrar të lartë të Partisë Social-demokrate, i cili ka pranuar se ka paguar ryshfet tek dy ligjvënës në këmbim të mbështetjes së tyre.

Bastisja në Sarajevë ka zgjuar reagimin e grupeve për mbrojtjen e mediave.

OSBE-ja e ka vlerësuar rastin si një ndërhyrje në të drejtat e gazetarëve të cilët raportojnë për interesa publike.

XS
SM
MD
LG