Ndërlidhjet

Në Pakistan ka gjasë që të lirohet i akuzuari për sulmin në Mumbai


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë pakistaneze e ka pezulluar vendimin për mbajtjen në burg të njërit prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Mumbai të Indisë, duke i hapur rrugën lirimit të tij.

Zaki-ur-Rahman Lakhvi, është njëri nga shtatë burrat e akuzuar në Pakistan për sulmin e vitit 2008 në qytetin indian Mumbai, me ç’rast kishin mbetur të vdekur 166 persona.

Një gjykatë pakistaneze, me 18 dhjetor e kishte liruar me kusht Lakhvi, duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij.

Por, qeveria e Pakistanit menjëherë kishte urdhëruar që ai të arrestoeht.

Ndaj tij ishte caktuar paraburgimi prej tridhjetë ditësh me arsyetimin se prania e tij në liri ishte kërcënim për sigurinë në vend.

Lakhvi ka apeluar ndaj masës së paraburgimit

XS
SM
MD
LG