Ndërlidhjet

Dhjetë të vdekur e 38 të zhdukur nga djegia e anijes


Ilustrim
Ilustrim

Numri i të vdekurve si rezultat i djegies së anijes e cila është përfshirë nga flaka mëngjesin e të dieles, ka arritur në dhjetë persona, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për rreth 40 persona të tjerë të cilët konsiderohen të zhdukur.

Italia mbrëmë vonë ka njoftuar se të gjithë pasagjerët që kanë qenë në anijen “Norman Atlantic” e cila aktualisht gjendet në brigjet e Shqipërisë, janë evakuar.

Por sipas tyre, anijet ende janë në kërkim të trupave të 38 personave të cilët konsiderohen të zhdukur, ndonëse ka pasur dyshime rreth nunmrit të personave që kanë qenë në anije.

Ministri italian i transportit, Maurizio Lupi, ka njoftuar se 427 pasagjerë janë marrë nga helikopterët gjatë operacionit të shpëtimit si dhe 56 anëtarë të ekuipazhit.

Anija ishte duke udhëtuar nga Greqia për në Itali teksa e ka përfshirë zjarrin në brigjet e ishullit Korfu.

XS
SM
MD
LG