Ndërlidhjet

SHBA-ja sanksionon edhe katër zyrtarë rusë


ILustrim
ILustrim

Shtetet e Bashkuara i kanë sanksionuar katër keqpërdorues rusë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë dy zyrtarët e zbatimit të ligjit të cilit kishin pasur lidhje ne rastin e Sergei Magnitskyt.

Departamenti i Thesarit në SHBA ka njoftuar se prokurori i lartë rus, Viktor Grin si dhe hetuesi rus, Andrei Strizhov, janë saknsionuar sipas një ligji amerikan të vitit 2012, ligj i cili i sanksionon rusët që abuzojnë me të drejtat e njeriut.

Në vitin 2011, prokurori Grin kishte urdhëruar hetim ndaj Magnitskyt, i cili ka vdekur në burg tri vite më parë ku po qëndronte si i akuzuar për mashtrim me taksa.

Magnitsky pas vdekjes, vitin e kaluar është dënuar nga një gjykatë ruse.

Mbështetësit e Magnitskys e akuzojnë hetuesin Strizhov se i ka mbuluar detajet për rrethanat e vdekjes së të burgosurit.

Përveç dy zyrtarëve ligjor rusë, SHBA ka njoftuar s i ka saknsionuar edhe dy zyrtarë nga Republika ruse e Çeçenisë.

XS
SM
MD
LG