Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar për shkeljen e të drejtave themelore në Baku


Ilustrim
Ilustrim

Pas bastisjeve dhe mbylljes së byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku, Departamenti i Shtetit ka shfaqur shqetësimet përkitazi me situatën e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan.

“Këto veprime së bashku me mohimin e qasjes në ligj gjatë marrjes në pyetje, janë një arsye më shumë për t'u shqetësuar”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Jeff Rathke.

Shtetet e Bashkuara sipas Rathke, i bëjnë thirrjë Azerbajxhanit që të respektoj të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Rathke ka thënë se bastisja në zyrën e REL-it në Baku, ka ngjarë pesë ditë pas deklaratës së Sekretarit John Kerry i cili gjatë një bisede me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev, kishte ngritur shqetësime rreth të drejtave të njeriut në këtë vend.

XS
SM
MD
LG