Ndërlidhjet

Në Baku lirohen dy të burgosur politikë


Foto nga arkivi - Protestat për lirimin e të burgosurve politikë në Azerbajxhan
Foto nga arkivi - Protestat për lirimin e të burgosurve politikë në Azerbajxhan

Si rezultat i faljes presidenciale, janë liruar nga burgu dy aktivistë të organizatës rinore Nida në Azerbajxhan.

Presidenti Ilham Aliyev, i ka falur 87 persona me dekretin e së hënës, në mesin e të cilëve edhe disa të burgosur politikë.

Aktivistët Uzeyir Mammadov dhe Zaur Gurbanli janë liruar nga burgu sot ndërsa kanë qëndruar prapa grilave që nga fillimi i vitit 2013.

Ata ishin burgosur për shkak të organizimit të një proteste si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gurbalni kishte qenë i dënuar me tetë vjet burgim ndërsa Mammadov me shtatë.

Sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në Azerbajxhan janë edhe më shumë se 90 të burgosur politikë.

XS
SM
MD
LG