Ndërlidhjet

Vazhduan kërkimet për viktimat e aeroplanit të rrëzuar


Zyrtarët e tregojnë në hartë vendin se ku po zhvillohet operacioni i kërkimit për aeroplanin e rrëzuar
Zyrtarët e tregojnë në hartë vendin se ku po zhvillohet operacioni i kërkimit për aeroplanin e rrëzuar

Disa anije dhe aeroplanë kanë vazhduar t’i kërkojnë trupat e pajetë të udhëtarëve të aeroplanit të kompanisë AirAsia, që u përplas para tri ditësh me 162 njerëz në të.

Kërkimi vazhdoi megjithë motin e keq me erëra të fuqishme dhe valë të mëdha.

Ekipet e shpëtimit nga Indonezia i kanë gjetur së paku 6 trupa, ndërsa zyrtarët i kanë pamjet nga pajisjet speciale sipas të cilave aeroplani mund të jetë në fund të Detit Xhava, ka raportuar sot e përditshmja Wall Street Journal.

Kjo gazetë i ka cituar përfaqësuesit e Agjencisë së shpëtimit të Indonezisë që kanë thënë se pamjet duket se e tregojnë një aeroplan të përmbysur.

Por, moti me stuhi i ka parandaluar zhytësit që të ndërmarrin operacion në këtë zonë.

Aeroplani ishte zhdukur nga radarët, më 28 dhjetor, pak pasi ishte larguar nga Surabaja në Indonezi për në Singapor.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve në aeroplan, së paku 55 vetë, ishin shtetas të Indonezisë.

XS
SM
MD
LG