Ndërlidhjet

OKB: Dështoi rezoluta palestineze në Këshillin e Sigurimit


Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka refuzuar rezolutën palestineze, me të cilën i bëhet thirrje Izraelit për tërheqje nga të gjitha territoret palestineze, deri në vitin 2017.

Kjo rezolutë është mbështetur nga tetë shtete, përfshirë edhe ato anëtare të përhershme, Rusia, Kina dhe Franca.

Por, Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë votuar kundër rezolutës, ndërsa 5 vende kanë abstenuar.

Vota kundër e Shteteve të Bashkuara, praktikisht, paraqet veto ndaj kësaj rezolute.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bshkuara, Samantha Power, tha se rezoluta vetëm i trajton shqetësimet e “njërës palë” dhe mund t’i “shkatërroj përpjekjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete”.

Kjo rezolutë kërkonte negociata të bazuara në linjat territoriale para se Izraeli ta okuponte Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës, në vitin 1967, dhe arritje të marrëveshjes brenda një viti.

XS
SM
MD
LG