Zyrtarët afganë kanë njoftuar se persona të armatosur të cilët po udhëtionin me automjete në ngarkuara me eksplovizë, i kanë vrarë një polic dhe dy civilë, teksa policia kishte tentuar që ti ndalonte ata të mërkurën në një rrugë në qytetin linor, Nangarkar.
Shefi i policisë provinciale, ka njoftuar se personat e armatosur dyshohet se kishin planifikuar sulmin ndaj zyrave qeveritare në qarkun Batikot, në afërsi të kufirit me Pakistanin.
Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjashtë persona kanë hapur zjarr duke lënë tre të vdekur dhe shtatë civilë të plagosur.
Personat e armatosur janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihen motivet e sulmit të planifikuar, ndonëse në Afganistan janë shtuar sulmet e militantëve gjatë kohëve të fundit.