Ndërlidhjet

Francë: Luftanija nuk i dërgohet Rusisë pa progres në Ukrainë


Pamje e luftanijes Mistral
Pamje e luftanijes Mistral

Franca thotë se mund t’i dërgoj dy luftanije të tipit Mistral në Rusi, nëse armëpushimi respektohet në Ukrainë dhe nëse vendoset një “hartë politike” për arritjen e paqes atje.

Megjithatë, ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Ives Le Drian, i tha sot radios Europa 1se deri tash përpjekjet për ndaljen e konfliktit “as nuk janë të prekshme e as të verifikueshme”.

Rusia i ka paguar 1.2 miliardë dollarë për dy luftanije, por Parisi e ka bllokuar dërgimin e tyre, për shkak të krizës në Ukrainë.

I dërguari i Rusisë në NATO, Aleksandr Grushko, pat thënë para disa ditësh se dështimi për ta plotësuar kontratën do ta shkatërroj besimin e Rusisë në furnizuesit e jashtëm dhe kjo do të “ishte edhe një nxitje për tu bërë më pak të varur nga komponentet e jashtme”.

XS
SM
MD
LG