Ndërlidhjet

Irak: Në vitin 2014 – më se 15 mijë të vrarë


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Bagdad në Irak
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Bagdad në Irak

Qeveria e Irakut thotë se viti 2014 ishte njëri nga më vdekjeprurësit gjatë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga ministritë e shëndetësisë, të brendshme dhe të mbrojtjes, gjatë vitit 2014 janë vrarë 15,538 vetë, ndërsa më se 22 mijë të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër, një OJQ me seli në Londër, e quajtur Numërimi i trupave në Irak, e cila e gjurmon dhunën në këtë vend, tha se gjatë vitit 2014 në Irak janë vrarë 17,073 civilë.

XS
SM
MD
LG