Ndërlidhjet

Iran: Dënohen sanksionet e fundit amerikane


Pamje nga një pjesë e Teheranit
Pamje nga një pjesë e Teheranit

Irani fuqishëm e ka dënuar rundin e fundit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të shpallur në Uashington më 30 janar.

Në këto sanksione të reja përfshihen pesë shtetas të Iranit, një entitet i dyshuar se ka ndihmuar në blerjen e dollarëve amerikanë për Teheranin, dhe dy kompani të ndërlidhura me abuzim të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Marzieh Afkham, tha mbrëmë vonë se kjo lëvizje është në kundërshtim me frymën e bisedimeve atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, me të cilat synohet gjetja e zgjidhjes për krizën e shkaktuar nga programi atomik iranian.

Nënsekretari amerikan i shtetit për terrorizëm dhe inteligjencë financiare, David S. Cohen, tha para dy ditësh se ky veprim ishte pjesë e përpjekjeve për forcimin e regjimit ekzistues të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG