Ndërlidhjet

Gjatë 2014-tes, 76 mijë të vrarë në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Më shumë se 76 mijë njerëz janë vrarë gjatë vitit 2014 në Siri, duke bërë që viti që lam pas, të jetë më i përgjakuri që nga fillimi i luftës në vitin 2011.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, i ka regjistruar 76 mijë e 21 njerëz të vdekur gjatë vitit 2014.

Observatori ka njoftuar se nga 18 mijë civilët e vrarë gjatë vitit 2014 në Siri, 3 mijë e 501 prej tyre janë fëmijë.

Shumica nga viktimat e vitit që lam pas, sipas tyre, kanë qenë lufëtarë dhe atë 17 mijë xhihadistë, 15 mijë e 747 pjesëtarë të forcave rebele si dhe 22 mijë e 627 pjesëtarë të trupave të regjimit dhe milici.

Në Irakun fqinj, qeveria ka njoftuar se gjatë vitit 2014 janë vrarë së paku 15 mijë njerëz.

Ekstremistët e grupit militant Shteti Islamik i kanë marrë nën kontrollë hapësira të mëdha të të dyja vendeve

XS
SM
MD
LG