Ndërlidhjet

Çeçenia me taktikë të re kundër militantëve


Ilustrim
Ilustrim

Udhëheqsi pro-rusë i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, thotë se po e zbaton një taktikë të re të luftës kundër militantëve.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së rajonit rus, komandantët e forcave të armatosura, personalisht do të angazhohen për gjetjen e të dyshuarve për terrorizëm, persona të cilët janë të kërkuar.

“Kjo është një metodë efektive. Kjo do të prodhoj rezultate të mira. Ne do ta pastrojmë Çeçeninë nga banditët”, ka thënë Kadyrov.

Kadyrov, fjalën “banditë” e përdorë për t’iu referuar militantëve të dyshuar për kryengritje islamike.

Kadyrov së fundi është përballur me kritika të shumta për shkak të zotimit të tij, se familjarët e të dyshuarve për terrorziëm do t'i përzë nga vendi i tij dhe se shtëpitë e tyre do t'i shkatërrojë.

XS
SM
MD
LG