Ndërlidhjet

Kolona të gjata në pikat kufitare Kosovë - Serbi


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një kumtese të lëshuar, ka njoftuar sot, se ndonëse gjendja e sigurisë është e qetë në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në tri sosh ka kolona të automjeteve.

Në pikën kufitare në Mutivodë, sipas policisë, gjendja e sigurisë është e qetë dhe qarkullimi i automjeteve po zhvillohet normal, dhe nuk ka pritje të gjata, “ndërsa në pikë-kalimin kufitar Merdare gjendja e sigurisë, poashtu është e qetë dhe qarkullimi i mallrave dhe automjeteve zhvillohet normal në hyrje, ndërsa në dalje të Republikës së Kosovës në këtë pikë është regjistruar kolonë e automjeteve rreth 1.5 km, dhe pritjet janë prej dy deri tre orë”.

Përveq Merdares, policia ka njoftuar se edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 2 orë e më tepër dhe kolona është rreth 3 kilometra në dalje, kurse në hyrje është normale

Edhe në pikën kufitare Muqibabe, policia ka njoftuar se pritjet janë rretj 30 minuta ngase kolona në dalje është rreth 300 metra derisa në hyrje është normale.

Andaj, policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet kufitare, ku radhët dhe pritjet janë më të shkurtëra.

XS
SM
MD
LG