Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore


Pamje e Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Pamje e Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se i ka autorizuar sanksionet e reja kundër Koresë Veriore, në përgjigje të sulmit kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures, meqë Uashingtoni e ka akuzuar Phenianin se e ka kryer këtë sulm.

Në njoftimin e mbrëmshme të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Obama i ka urdhëruar sanksionet kundër entiteteve të Koresë Veriore, përfshirë kompaninë shtetërore të armatimit, agjencinë e inteligjencës dhe 10 zyrtarë qeveritarë.

Agjencia FBI e kishte akuzuar Korenë Veriore për sulmin në Internet kundër kompanisë Sony.

Koreja Veriore i ka hedhur poshtë këto akuza.

Aktualisht, sanksionet amerikane kundër Koresë Veriore janë aktive për shkak të programit atomik verikorean.

Shtëpia e Bardhë tha se sanksionet e reja janë komponenta e parë e përgjigjes së Uashingtonit ndaj sulmit kibernetik kundër kompanisë Sony.

XS
SM
MD
LG