Ndërlidhjet

Serbi: Banorët kanë më shumë besim në Rusinë, por dëshirojnë në BE


Pamje e hotelit Moska në Beograd
Pamje e hotelit Moska në Beograd

Banorëve në Serbi më tepër u pëlqen Rusia se sa Bashkimi Evropian, por më së shumti dëshirojnë të anëtarësohen në BE, për shkak të përfitimeve të perceptuara, ka konstatuar një studim i publikuar dje.

Hulumtimi i opinionit ka treguar se 52% e serbëve kanë pikëpamje pozitive për Rusinë, ndërsa për Bashkimin Evropian, vetëm 32%.

Nga ana tjetër, 12% të të anketuarve i shohin Shtetet e Bashkuara si pozitive, ndërsa NATO-n vetëm 6%.

Megjithqë, më tepër banorë të Serbisë thonë se më shumë u pëlqen Rusia se sa BE-ja, 70% e tyre preferojnë që fëmijët e tyre të jetojnë në BE, e vetëm 23% në Rusi.

Pas përfundimit të konflikteve në ish-Jugosllavi, dhe proceset gjyqësore kundër të liderëve të Serbisë në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë, dhe çështja e Kosovës, e kanë nxitur mosbesimin e serbëve ndaj Perëndimit, raporton agjencia DPA nga Beogradi.

XS
SM
MD
LG