Ndërlidhjet

Kryeministri australian arrin në Bagdad


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Australisë, Tony Abbot, ka arritur në Bagdad për të diskutuar rreth ndihmës së vendit të tij për forcat e sigurimit në Irak.

Televizioni irakian ka raportuar se Abbot ka arritur sot në Bagdad, për të biseduar në lidhje me trajnimin dhe pajisjen e forcave ukrainase.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth vizitës së Abbot në Irak.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, kohëve të fundit kanë njoftuar rreth përshpejtimit të programit të trajnimit, me qëllim që të ndihmohen forcat irakiane për tu përballur me militatët e Shtetit Islamik.

Avionët australianë po marrin pjesë në sulmet ajrore kundër objektivave të IS në Siri dhe Irak.

Rreth 200 trupa australiane pritet që së shpejti të arrijnë në Irak për të marrë pjesë në trajnimin e personelit ushtarak të Irakut.

XS
SM
MD
LG