Ndërlidhjet

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik


Ilustrim
Ilustrim

Reshjet e dendura të borës kanë mbuluar territorin e Republikës së Kosovës.

Autoritetet e rendit kanë lëshuar një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.

Policia po ashtu ka thënë se ka caktuar njësi të veçanta të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në rrugët urbane dhe në ato rajonale.

“Rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane në të gjitha rajonet, në aspektin e përgjithshëm vlerësohen të kalueshme, por në disa akse janë paraqitur vështirësi për qarkullim”, ka bërë të ditur policia.

XS
SM
MD
LG