Ndërlidhjet

IS ekzekuton tetë persona


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik i kanë ekzekutuar tetë njerëz në mesin e të cilëve katër policë, në provincën Salaheddin të Irakut.

Kjo është bërë me dije përmes disa fotografive që militantët i kanë postuar në internet.

Një mesazh i shkruar tek fotografitë e postuara, autorësia e të cilave nuk dihet, thotë se burrat nuk i janë përmbajtur një zotimi të dhënë se nuk do të punojnë më për qeverinë irakiane.

Viktimat shihen të jenë veshur me ngjyrë portokalli, ngjyra me të cilat vishen edhe gazetarët dhe punëtorët e ndihmës së parë.

Ata janë parë të rreshtuar e të ulur në gjunj ndërsa para tyre në këmbë, duke qëndruar persona të maskuar e të armatosur.

Një tjetër fotografi tregon viktimat e shtira nga ana e përparme dhe me duar të lidhura nga pas, ndërsa shihet gjaku në kokat e tyre.

Pas një ofenzive gjithpërfshirëse, militantët e IS-it në qershor të vitit të kaluar kanë pushuar zona të mëdha në perëndim të Bagdadit.

IS gjithashtu ka nën kontrollë pjesë të tjera të territorit në Siri dhe Irak

XS
SM
MD
LG