Ndërlidhjet

Fillon përzgjedhja e jurisë në rastin Tsarnaev


Masa të sigurisë gjatë mbajtjes së seancës ndaj Tsarnaev
Masa të sigurisë gjatë mbajtjes së seancës ndaj Tsarnaev

Ka filluar seanca për përzgjedhjen e jurisë për gjykimin e sulmuesit të dyshuar të Maratonës së Bostonit, Dzhokar Tsarnaev.

Procesi pritet të zgjasë me javë, pasi juria do të zgjidhet nga një grup prej 1,200 njerëzish.

Dymbëdhjetë të përzgjedhurit do të vendosin nëse imigranti çeçen është fajtor ose jo për sulmin me bomba në Maratonën e Bostonit, më 2013, në të cilin janë vrarë tre njerëz dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.

Prokurorët pretendojnë se Dzhokar dhe vëllai i tij Tamerlan janë përgjegjës për sulmin.

Tamerlan është vrarë në të shtëna me policinë pak ditë pas sulmit.

Nëse shpallet fajtor, Dzhokar përballet me dënim me vdekje.

XS
SM
MD
LG