Ndërlidhjet

FIFA: Princi Ali e ka shpallur kandidaturën për president


Zëvendëspresidenti aktual i organizatës botërore të futbollit (FIFA), Princi Ali Bin Al Hussein, e ka shpallur kandidaturën për të garuar kundër presidentit aktual, Sepp Blatter.

Princi Ali nga Jordania sot ka shpallur se ai do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që mbahen më 29 maj.

Princi 39 vjeçar, tha se “është koha për ndryshim” në federatën e futbollit.

Raportohet se FIFA është e goditur nga disa skandale dhe akuza për korrupsion gjatë udhëheqjes 17 vjeçare të zotit Blatter.

Shefi i Komitetit etik të FIFA-s, është tërhequr javën e kaluar, pasi ky komitet kishte konstatuar se Rusia dhe Katari duhet t’i organizojnë kampionatet botërore të futbollit në vitet 2018 dhe 2022, megjithë dëshmitë e gjëra se të dy vendet kishin dhënë ryshfet për të siguruar organizimin e garave.

Sepp Blatter, 79 vjeçar, ka shprehur përkushtim që të zgjedhet edhe për mandatin e pestë pesëvjeçar me radhë në krye të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG