Ndërlidhjet

Zgjerohen kërkimet për avionin e AirAsia


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët në Indonezi kanë zgjeruar zonën e kërkimit për aeroplanin e rrëzuar të kompanisë AirAsia.

Aeroplani, i cili ka qenë duke fluturuar nga Indonezia në Singapor, ka rënë në det më 28 dhjetor.

Të 162 njerëzit në bord kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e kërkimit kanë gjetur deri më tash vetëm 37 trupa.

Zyrtarët besojnë se kanë gjetur bishtin e aeroplanit, i cili mban kutinë e zezë.

Por, moti i keq ka shtyrë vazhdimisht përpjekjet për të arritur deri te pjesët e aeroplanit dhe për t’i sjellë ato në tokë.

Është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin dhe, pavarësisht kërkimeve masive, pjesa kryesore e aeroplanit nuk është gjetur ende.

Duke folur sot në Xhakartë, kreu i Agjencisë së Kërkimeve të Indonezisë, Henry Bambang Soelistyo, ka thënë se është zgjeruar zona e kërkimit.

Ai ka thënë se kushtet e motit janë përmirësuar dhe se disa pajisje nënujore janë dislokuar.

XS
SM
MD
LG