Ndërlidhjet

Putin pranon shtetas të huaj në ushtri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lëshuar një dekret, i cili u mundëson shtetasve të huaj të shërbejnë në ushtrinë ruse.

Dekreti lejon të huajt rusishtfolës, nga mosha 18 deri në 30 vjeç, që të nënshkruajnë kontrata pesëvjeçare me forcat e armatosura ruse, trupat e Ministrisë së Brendshme ose shërbimet zjarrfikëse.

Analistët ushtarakë thonë se deri më tash, shtetasve të huaj u është dashur të marrin shtetësinë ruse për të shërbyer në ushtrinë ruse.

Dekreti po ashu thotë se ushtarët e huaj mund të dërgohen jashtë vendit, në stituata lufte.

Megjithatë, ai nuk duket se është i lidhur drejtpërdrejt me konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG