Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për palestinezin që vrau 3 izraelitë


Konflikti në Gaza gjatë verës.
Konflikti në Gaza gjatë verës.

Drejtësia në Izrael ka dënuar me burgim të përjetshëm një palestinez, i cili, javën e kaluar, është shpallur fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë në Bregun Perëndimor.

Hussam Qawasmeh, pjesëtar i Hamasit, duhet të paguajë edhe 63,000 dollarë kompensim për familjet e viktimave.

Dy të dyshuar të tjerë janë vrarë nga forcat izraelite në Hebron në muajin shtator.

Vrasja e adoleshentëve izraelitë në muajin qershor ka çuar në shpërthim të dhunës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Konflikti ka zgjatur 50 ditë.

XS
SM
MD
LG