Ndërlidhjet

Aeroplanët francezë nisen drejt Gjirit Persik


Ilustrim
Ilustrim

Aeroplanmbajtëset franceze janë nisur drejt Gjirit Persik, në rrugën e tyre për në Indi, ku do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në muajin prill.

Agjencia AFP e ka cituar një zëdhënës të Pallatit Elysee, të ketë thënë se këto pajisje do të jenë në dispozicion për të marrë pjesë në të gjitha misionet operative, në qoftë se është e nevojshme.

Aeroplanmbajtëset së bashku me pajisje të tjera, sipas mediave franceze, do të vendosen në Gjirin Persik për tu bashkuar më pas në operacionet kundër Shtetit Islamik në Irak.

Franca aktualisht i ka 15 aeroplanë luftarakë të bazuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani, të angazuar në fushatën ajrore kundër objektivave të IS-it në Irak, fushatë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG