Ndërlidhjet

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të AirAsia


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet indoneziane thotë se zhytësit dhe një automjet nënujor pa pilot, sot e kanë gjetur bishtin e aeroplanit të AirAsia i cili u rrëzua në Detin Java teksa kishte në bord 162 persona.

Zbulimi është i rëndësishëm ngase në bishtin e aeroplanit gjendet kutia e zezë, e cila i regjistron të dhënat e fundit të aeroplanit para se ai të fundoset.

Zyrtari i shpëtimit Henry Bambang Soelistyo, ka thënë se prioritet tashmë mbetet të verifikohen elementet përcjellëse të bishtit të aeroplanit si dhe gjetja e trupave të tjerë.

Deri më tani janë gjetur 40 trupa të njerëzve.

Aeroplani A320 u rrëzuar më 28 dhjetor teksa po udhëtonte nga Sarabaya e Indonezisë për në Singapor.

Moti i keq besohet të ketë qenë shkak për rrëzimin e aeroplanit.

XS
SM
MD
LG