Ndërlidhjet

Konsultime për formimin e qeverisë në Moldavi


Ilustrim
Ilustrim

Tri parti pro-evropiane në Moldavi i kanë rifilluar konsultimet për formimin e qeverisë së re.

Partia Liberale Demokratike, Partia Demokratoke dhe Partia Liberale, që të trija bashkë kanë fituar 45 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura më 30 nëntor.

Nëse palët pajtohen, kjo përqindje është e mjaftueshme për të siguruar 54 ulëse në parlamentin i cili i ka 101 deputetë.

Pas dy orë negociatash të zhvilluara të martën, udhëheqësit e tri partive Marian Lupo, Vlad Filat dhe Mihai Ghimpu, kanë thënë para mediave se shpresojnë në arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë, para seancës së parlamentit që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Dy partitë pro-ruse, Partia Socialiste dhe Partia Komuniste, kanë fituar një total prej 38.8 për qind të votave.

Një përqindje e tillë nuk është e mjaftueshme për ta krijuar qeverinë.

XS
SM
MD
LG