Ndërlidhjet

Rusia heton qytetaren për shtytje të ekstremizmit në internet


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet ruse po e hetojnë një grua në qytetin Yekaterinburg, nën dyshimin për shtytje të ekstremizmit në internet.

Ky hetim ka filluar pasi që Yekaterina Vologzhaninova, i ishte bashkuar një grupi nacionalist ukrainas në internet.

Yekaterina Vologzhaninova, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se hetuesia e ka informuar se ajo po hetohet pasi ajo iu është bashkuar grupeve “Ukrainian People’s Selfdefense" dhe "Russian Right Sector”, nëpërmjet rrjetit social VKontakte.

Ajo ka njoftuar se policia ruse e ka bastisur banesën e saj më 12 dhjetor dhe e ka konfiskuar kompjuterin e saj, një aparat fotografik dixhital, disa CD dhe pajisje të tjera.

Policia ka kërkuar nga ajo që të mos largohet nga qyteti para përfundimit të hetimeve.

Nëse akuzohet, më pas gjykohet e dënohet, Yekaterina Vologzhaninova, rrezikon të marr deri në katër vjet burgim.

XS
SM
MD
LG