Ndërlidhjet

Obama: Dënim i fuqishëm i sulmit terrorist në Paris


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka dënuar fguqishëm sulmin “e tmerrshëm në zyret e revistës, Charlie Hebdo, në Paris” dhe tha se amerikanët “luten për viktimat e këtij sulmi terrorist”.

“Franca është aleati më i vjetër i Amerikës, dhe ka qëndruar së bashku me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terroristëve, që i kërcënohen sigurisë së përbashkët dhe botës”, thuhet në deklaratën e zotit Obama.

Ai u ka ofruar ndihmë zyrtarëve francezë për t’i ndjekur terroristët, që janë përgjegjës për këtë sulm.

Presidenti amerikan tha se Franca dhe Parisi, ku ka ndodhur sulmi, do të qëndrojnë dhe do ta mbizotërojnë këtë “vizion të urrejtjes të këtyre vrasësve”.

XS
SM
MD
LG